Aktivistja e LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, ka bërë padi kundër kryetarit të LDK-së ISA Mustafa, sekretarit të Përgjithshëm të LDK-së Ismet Beqiri dhe dy shofereve te partise.
Donika Gërvalla, të premten nuk eshte lejuar të merrte pjesë në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të LDK-së, transmeton Koha.net.
Donika Gërvalla, e bija Jusuf Gërvallës, u tërhoq zvarrë dhe nuk ishte lejuar të merrte pjesë në këtë mbledhje. Për kallëzimin penal të ngritur, Gërvalla ka njoftuar në Facebook me ç’rast ka shkruar:
“Në prokurori, në pritje të protokollimit të kallëzimit penal ndaj Isa Mustafës, Ismet Beqirit dhe dy shoferave të qeverisë dhe LDK-së, të cilët duke dashur të luajnë rolin e rojes, më sulmuan fizikisht… Kureshtare se si do të trajtohet ky rast skandaloz nga organet e drejtësisë”. (b.an)