Cristiano Ronaldo e kaloi ditën e parë të pushimit duke u çlodhur në shtëpi, në pritje të finales së madhe të Champions League, kundër Atletico Madrid në Milano.
Zinedine Zidane është përpjekur të ç’tensionojë situatën në skuadër, në fillim duke organizuar një barbekju për lojtarët e familjet e tyre, të premten në Valdebebas, për t’u dhënë më pas dy ditë pushim.
Ronaldo ndërkaq është aktiv edhe në ditët e pushimit, siç e tregon fotoja që ka hedhur në Instagram, ku shkruan “në përgatitje”. Portugezi postoi edhe një foto tjetër duke u relaksuar në oborrin e shtëpisë, në një ditë plot diell.
Ai ka një dëmtim të lehtë muskulor dhe po kujdeset që të mos rrezikojë pjesëmarrjen në finale, ndërkohë që edhe mjekët kanë besim se gjithçka do të shkojë më së miri.
Edhe shokët e skuadrës e kanë marrë qetësisht vigjiljen e finales, teksa Luka Modric, Keylor Navas e Lucas Vazquez u mblodhën për të kaluar kohën së bashku në pishinën e Sergio Ramos.
Marca/d.i.