Jamie dhe Daniel O’Herhily, dy vëllezër irlandezë, e ndjenin në adoleshencën e tyre se nuk i përkisnin gjinisë mashkullore.
Por kishin frikë ta pranonin për shkak të paragjykimeve.
Por pasi biseduan me njëri-tjetrin dhe kuptuan se kishin të njëjtën dëshirë, ata ndërruan seks duke u kthyer në femra.
Jamie, 23 vjeç ruajti emrin e vet, ndërsa Daniel, 20 vjeç, quhet Chloe.
“Është një lehtësim i madh për ne. Tani jemi vetvetja”, thonë motrat, dikur vëllezër.
Ato thonë se që kur ishin fëmijë u pëlqente të visheshin me fustane, si femrat.
Tashmë dy motrat ndjehen më të lumtura se kurrë.
Albnews/d.i.