Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Austri, ku trajneri Gianni De Biasi ka marrë me vete 27 lojtarë. Prej tyre, vetëm 23 do të shkojnë në Francë, për finalet e Euro 2016.
Në Austri, kuqezinjtë janë akomoduar në Falkensteiner Hotel & Spa, në Bad Waltersdorf.
Gjatë qëndrimit në Austri, skuadra e De Biasit do të zhvillojë dy miqësore, kundër Katarit më 29 maj, dhe kundër Ukrainës, më 3 qershor.
d.i.