Bizneset e huaja kanë humbur besimin te sistemi shqiptar i drejtësisë, gjë që jo vetëm mban peng ekonominë, por po sjell edhe largimin e tyre. Alarmi vjen përmes Zëvendës ambasadorit amerikan në Shqipëri, Deivid Muniz. Gjatë takimit mbi Reformën në Drejtësi në raport me investimet e huaja në Shqipëri, numri dy i Amabasadës Amerikane u shpreh se Kostot e kësaj situate janë të larta. Shqipëria humbet miliona dollarë çdo vit nga mundësitë e investimit për shkak të kësaj tradite të dështuar drejtësie.
“Kostot e kësaj situate janë të larta. Shqipëria humbet miliona dollarë çdo vit nga mundësitë e investimit për shkak të kësaj tradite të dështuar drejtësie. Kompanitë janë të gatshme të investojnë diku tjetër pasi nuk kanë besim se do të marrin një gjykim të drejtë me gjyqet shqiptare.
Gjatë një vrojtimi të veçantë për të disatën herë ne kemi dëgjuar se gjyqet në Shqipëri ekzistojnë nëse gjyqtarët janë të korruptuar kjo nënkupton një tjetër sfidë. Shumë prej investitorëve shmangin gjyqet e shpesh herë vetëm pranojnë humbjen dhe largohen .Opsioni i parë është shumë i kushtueshëm po e dyta largimi mund të jetë më keq për Shqipërinë në kohë afatgjatë , pasi dëmton reputacionin e vendit si një destinacion për investim.”-tha Muniz
Muniz theksoi në takim se pa një sistem drejtësie Shqipëria do të ketë një sfidë të madhe sa i përket investimeve të huaja dhe në rrugën e saj në rritjen e konomike
Ky sistem drjetësi i dekurajon investitorët, por duket se qeveria po përpiqet të zgjidhë shumë prej këtyre çështjeve , por vendime duhet të merren shpejt dhe bazuar te ligji.
Janë ndërmarrë masa pavarisht kritikave por këto të fundit janë të nevojshme dhe qeveria vazhdon të ecë përpara jo vetëm për të përmirësuar ekonominë por edhe për të terhequr investorët
Megjithaë reforma në drejtësi mbetet reforma më e rëndësishme në klimën e investimeve të huaja e jo vetem. I bën thirrje parlamenti të ecë përpara dhe të mbarojë atë çka ka nisur
Fjala e plotë e Muniz zbardhur nga Shqiptarja.com
“Sot dua të ndalem dhe të flas specifikisht për lidhjet mes investimeve të huaja dhe ligjeve . Pa një sistem drejtësie Shqipëria do të ketë një sfidë të madhe sa i përket investimeve të huaja dhe në rrugën e saj në rritjen ekonomike . bizneset këtu janë shprehur se nuk përballen me gjyqet këtu pasi nuk kanë besim në sistemin e drejtësisë. investitorët tanë shmangin çështjet ligjore në Shqipëri sepse kanë humbur besimin në të. kjo nuk është shenjë inkurajuese .
Kostot e kësaj situate janë të larta. Shqipëria humbet miliona dollarë çdo vit nga mundësitë e investimit për shkak të kësaj tradite të dështuar drejtësie. Kompanitë janë të gatshme të investojnë diku tjetër pasi nuk kanë besim se do të marrin një gjykim të drejtë me gjyqet shqiptare.
Gjatë një vrojtimi të veçantë për të disatën herë ne kemi dëgjuar se gjyqet në Shqipëri ekzistojnë nëse gjyqtarët janë të korruptuar kjo nënkupton një tjetër sfidë. Shumë prej investitorëve shmangin gjyqet e shpesh herë vetëm pranojnë humbjen dhe largohen .
Opsioni i parë është shumë i kushtueshëm po e dyta largimi mund të jetë më keq për Shqipërinë në kohë afatgjatë , pasi dëmton reputacionin e vendit si një destinacion për investim.
Kompanitë blejnë gjyqtarët dhe prokurorët për të shmangur pagat pavarësisht kontratave. Shumë prej investitorëve kanë tërhequr investimet bazuar në trajtimet e pabarabarta në gjykatë.
Kompanitë në Shqipëri nuk e dinë se sa do të zgjasë një gjyq për të ardhur në zgjidhjen përfundimtare.
Mungesa e profesionalizmit e transparencës e bëjnë të pamundur që kompanitë të invetsojnë këtu .
Ky sistem drejtësie i dekurajon investitorët, por duket se qeveria po përpiqet të zgjidhë shumë prej këtyre çështjeve , por vendime duhet të merren shpejt dhe bazuar te ligji. Janë ndërmarrë masa pavarësisht kritikave por këto të fundit janë të nevojshme dhe qeveria vazhdon të ecë përpara jo vetëm për të përmirësuar ekonominë por edhe për të terhequr investorët
Megjithatë reforma në drejtësi mbetet reforma më e rëndësishme në klimën e investimeve të huaja e jo vetem.