Notares ruse Yulia Efimova i është hequr pezullimi për doping nga Federata Botërore e Notit (FINA).
Efimova 24-vjeçare, që kishte fituar medaljen e bronztë në 200 metra bretkosë në Lojërat Olimpike “Londra 2012”, ishte suspenduar përkohësisht nga FINA, pasi ishte testuar pozitive me substancën meldonium.
Mirëpo, FINA ka hequr pezullimin e saj pas këshillimit me Agjencisë Botërore të Antidopingut (WADA), raporton BBC, përcjell Koha Ditore.
Meldoniumi është substanca me të cilën është kapur edhe tenistja e famshme ruse, Maria Sharapova, më herët këtë vit. Kjo substancë ka hyrë në listën e substancave të ndaluara nga WADA-ja që nga fillimi i këtij viti. (b.an)