Policia e shtetit ka bërë bilancin e javës që lamë pas në luftën kundër paligjshmërisë.
20 raste të vjedhjes së energjisë elektrike janë evidentuar teksa janë arrestuar 11 persona dhe ndiqen në gjëndje të lirë 7 të tjerë.
Janë ndaluar gjithashtu edhe 10 persona të cilët kanë prerë pyje, 3 janë arrestuar ndërsa 5 ndiqen në gjëndje të lirë e 2 janë shpallur në kërkim.
Në fushën e ndërtimeve të paligjshme janë evidentuar 35 raste të ndërtimeve pa leje. Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 35 autorë nga të cilët, 8 janë arrestuar në flagrancë, 25 ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim.
Ndërsa në fushën e organizimit të lotarive të palejuara, janë evidentuar 11 raste me 11 autorë, të cilët ndiqen në gjendje të lirë. java/ a.k