Aleati i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili është nominuar si kryeministër i ri i vendit, ka bërë thirrje për një kalim të vendit në qeverisje presidenciale.
Duke folur në kongresin e partisë qeverisëse turke AK Parti, para se ajo ta konfirmonte atë si udhëheqës të partisë, Binali Yildirim ka kërkuar një kushtetutë të re për vendin, raporton BBC.
Ai ka thënë se ka ardhur koha që ‘situata de facto’ aktuale të bëhet ‘zyrtare’, transmeton Gazeta Express. Erdogan ka ardhur në pushtet në vitin 2014, kur Turqia ka mbajtur zgjedhjet e para presidenciale. Më parë, presidentët janë zgjedhur nga parlamenti. (b.an)