Nje film i ri per komedine e zeze pret te beje histori.
Para trajnimit emocional bota e shekullit XXI, ende pa e zbuluar idenë e “bromance” (lidhje e ngushtë, por jo seksuale midis dy meshkujve), kishim komedinë mes miqsh si filmat “California Split”, “Freebie and The Bean”, pa harruar të përmendim edhe Roger Mooren dhe Tonu Curtisin në “The Persuaders”.
Komedia e skenaristit dhe regjisorit Shane Black, “The Nice Guys”, i kthehet kësaj tradite, duke sjellë historinë e dy detektivëve privatë në Los Angelesin e viteve ’70 – portretizuar nga Russell Croëe dhe Ryan Gosling – të cilët janë caktuar që të zgjidhin misterin rreth vdekjes së aktores së filmave pornografikë, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.
Kjo është një komedi “noir” (zhanër i filmave që karakterizohen nga cinizmi dhe fatalja), me një gërshetim të stories së “Black Dahila” dhe diçka nga filmi “Boogie Nights” i PT Andersonit, versionit të Robert Altman të “Long Goodbye” dhe madje disa gjëra të çuditshme të David Lynchut, kur personazhet dalin nga vetura i ndjekin të huajt në autostradë.
Po ashtu mund të ketë edhe influenca nga “Chinatoën” i Polanskit, te pjesa e marrëdhënies midis babait dhe vajzës, por këtu raporti është më i shëndetshëm dhe ngushëllues.
Ata janë djem të fuqishëm të cilët shtinë për vdekje me automatikët e tyre dhe fanatiku i aksionit Shane Black absolutisht dëshiron që t’i hedhë njerëzit përtej dritareve të qelqta; ai përdor armë të tepërta dhe eksplodime të stilit të vjetër në dy a tri aksione.
Por ai po ashtu e mban në nivel edhe dialogun. Kur dy heronjtë ankohen pasi ndalohen shkurtimisht për t’u marrë në pyetje nga një polic me uniformë, oficeri thotë: “Unë vetëm po kryej urdhrat e mia”. (b.an).