PASTRIMI I INFORMACIONEVE TË PANEVOJSHME
Më të dalë nga shtëpia ne bombardohemi nga informacionet e shumta, të cilat, deshëm apo nuk deshëm, futen në trurin tonë. Megjithatë, për fatin tonë të mirë, gjumi na ndihmon në klasifikimin e informacioneve të nevojshme dhe atyre që nuk na nevojiten dhe gjatë kohës kur ne pushojmë në gjumë, informacionet, që konsiderohen të panevojshme, largohen, raporton Gazeta Kosova Sot
LËVIZJA E SHPEJTË E SYVE Nëse e keni shikuar ndonjëherë një person duke fjetur për së afërmi atëherë me siguri e keni vërejtur se si sytë lëvizin me shpejtësi të madhe. Kjo gjë nganjëherë di të jetë edhe shumë e frikshme. Lëvizja e shpejtë e syve bëhet në momentin kur personi është duke parë ndonjë ëndërr.
HUMBJA E PESHËS Gjumi është një lloj agjërimi i vogël, pasi që njeriu gjatë kohës kur është në gjumë nuk ha as pi gjë dhe djeg mesatarisht nga 60 kalori në orë, që, ndonëse nuk është shumë, prapë llogaritet si humbje e peshës.
PARALIZIMI Gjatë kohës kur njerëzit shohin ëndrra, muskujt e duarve paralizohen përkohë- sisht, gjë kjo që është shumë e rëndë- sishme, pasi që, sikur një gjë e tillë të mos kishte ndodhur, grushtet që mund t’ia jepni dikujt do të mund t’i pësonte partneri që fle afër jush. Disa njerëz, të cilët vuajnë nga një çrregullim i rrallë, përjetojnë paralizën e përkohshme edhe pak pasi që të zgjohen, gjë që nuk është e rrezikshme, megjithatë shumë e frikshme.
ZGJIDHJA E PROBLEMAVE A ju ka ndodhur ndonjëherë që të mos mund ta zgjidhni një problemë matematikore gjatë ditës, mirëpo të ju duket e lehtë të nesërmen? Nëse po, atëherë ju jeni pjesë e një numri shumë të madh njerëzish. Kjo pasi që, ndonëse duket që truri jonë pushon plotësisht gjatë kohës kur ne flemë, ai funksionon në zgjidhjen e problemave të ndryshme, që ju preokupojnë gjatë ditës.
LIRIMI I SHPESHTË I GAZRAVE Kur flini, trupi është në gjendje të relaksuar dhe lirohen edhe muskujt. Fatkeqësisht kjo gjë ndikon edhe në lehtësimin e procesit të lirimit të gazrave. E, fati në fatkeqësi është që shqisa e nuhatjes nuk funksionon gjatë kohës kur jemi në gjumë.
PËRSËRITJA E ËNDRRAVE A ju ka ndodhur që ta shihni të njëjtën ëndërr disa herë? Nëse po, nuk ka arsye për shqetësim, pasi që ky është një fenomen shumë i zakonshëm. E, kur një gjë e tillë ndodh, atëherë është e rëndë- sishme t’i kushtoni më tepër vëmendje një problemi që ju shqetëson në jetën reale, e që ju pasqyrohet edhe në ëndërr.
NDJENJA QË JENI DUKE RËNË NGA NJË LARTËSI E MADHE Një gjë e zakonshme, mirëpo tejet e çuditshme, që iu ndodh 70 për qind të njerëzve, është ndjenja që jeni duke rënë nga një vend i lartë, kur jeni duke fjetur. Ka shumë teori që japin shpjegim për këtë fenomen, megjithatë shkaktari i saktë vazhdon të jetë i paqartë.
LIRIMI I HORMONEVE TË RRITJES Thënia që ‘gjumi të rritë’ nuk është vetëm sa për t’i mashtruar fëmijët, pasi që kur jemi në gjumë stimulohen hormonet e rritjes. Ky hormon, përveçqë ndikon në rritjen e muskujve dhe të eshtrave, është i rëndë- sishëm edhe për rregullimin e nivelit të sheqerit dhe yndyrës në metabolizmin tonë.
ECJA NË GJUMË Ecja e përgjumur është një fenomen që iu ndodh vetëm disa njerëzve dhe zakonisht ndodh kur jemi në fazën e parë të gjumit, pra trupi është në gjendje gjysmë të vetëdijshme. Shumica e gjërave që njerëzit i bëjnë teksa ecin kur janë të përgjumur janë pjesë të rutinës së përditshme.
TË FOLURIT DHE TË SHKRUARIT NË GJUMË Rreth 5 për qind e popullsisë flet në gjumë, një çrregullim ky aspak i rrezikshëm, që është më i zakonshëm tek fëmijët sesa tek të rriturit dhe më i zakonshëm tek meshkujt sesa të femrat. Njerëzit të cilët flasin në gjumë, kanë më shumë gjasa që të shkruajnë mesazhe kur janë në gjendje të njëjtë sesa njerëzit të cilët nuk flasin asnjëherë në gjumë. Ndjenja që po ju eksplodon koka Mund të mos keni dëgjuar për sindromën e eksplodimit të kokës, mirëpo ky është një fenomen relativisht i zakonshëm, që njihet si njëra nga gjërat më të çuditshme, që i ndodh një personi që është duke fjetur. Njerëzit, të cilët përjetojnë një ndjenjë të tillë gjatë kohës kur janë në gjumë, zakonisht janë njerëz që kanë frikë të madhe dhe vuajnë nga stresi. a.k