Parandalohet përshkallëzimi i një ngjarje kriminale në Gramsh. Mësohet se një 43-vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë një person, ndërsa ka rënë në pranga. Dritan Frangu, banues në fshatin Hostenth të Gramshit akuzohet se gjatë ditës së djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke e goditur me thikë, shtetasin I.B, 59 vjeç, banues po në këtë fshat.
Menjëherë kanë mbërritur efektivat e policisë, të cilët bënë parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit. Sakaq, i plagosur u dërgua menjëherë në spitalin e Gramshit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia sekuestroi thikën në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
BW/d.i.