Është bërë një vit qëkur Kosova nuk ka marrë ndonjë njohje. Shteti i fundit që e ka pranuar pavarësinë e Kosovës është Antigua dhe Barbuda. Kjo ka ndodhur në maj të vitit të kaluar.
Presidenti i vendit, ish-ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, ka paralajmëruar angazhim konkret që sa më parë Kosovën ta njohin edhe Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia, dhe Qipro.
Në Qeverinë e Kosovës thonë se Serbia po luan rol destruktiv në këtë proces, duke zvogëluar ritmin e njohjeve të reja. (b.an)