Lënia e Shukri Xhelilit në masën e “arrestit në burg”, ka sjellë rritjen e emocioneve, duke bërë që ish-kryebashkiaku i Peshkopisë, të shpërthejë në lot. Xhelili nuk e ka mbajtur veten kur efektivët e policisë e kanë marrë nga ambjentet e Gjykatës së Krimeve të Rënda, për ta transportuar në ambjentet e burgut në Tiranë. “Shukriu shfaqi momente emocioni dhe pasigurie me veten dhe filloi të qajë”, deklarojnë burime të “Shqiptarja.com”.
Ndërkohë në ambientet e burgut, Shukri Xhelili është lënë në ruajtje 24 orë nga gardianët e burgut, për shkak të frikës se ish-kryebashkiaku mund të marrë veprime vetëvrasje, duke goditur murin me kokë apo diçka tjetër.
Shqiptarja.com/d.i.