Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë, at e bir, pasi u kapën me një sasi lëndë narkotike, rreth 20 Kg kanabis sativa.
48-vjecari po shkonte të takonte djalin e tij në Kostur, i cili i kishte dalë para për ta pritur në Kufi.
Por gjatë kontrollit nga autoritetet greke, babait të tij i janë gjetur 19 kg e 300 gr kanabis sativa.
Droga ishte fshehur në një çantë, ku ishte ndarë në 19 pako. Gjithashtu bashkë më të, u arrestua dhe djali, pasi nga kontrolli i tij fizik, atij iu gjetën një sasi e vogël kanabis sativa./a.m.