Të akuzuarit kryesorë të trafikut të hashashit nga Shqipëria për në Belgjikë e Hollandë mohuan akuzat dhe i quajtën marrëveshjet e dyshimta si plane tregtare për eksport shalqiri dhe sufllaqesh ne Hollande, kështu shkruan e përditshmja greke Kathimerini.
Shumica e tyre para hetuesve nuk pranuan te kënë lidhje me trafikun e drogës dhe u përpoqën ti justifikonin lidhjet e tyre dhe “vajtje-ardhjet” ne Greqi, Shqipëri, Holandë e Belgjikë si veprimtari te ligjshme tregtare.
59-vjecari me inicialet Th. A, ose “Tom”, i cili sipas policisë greke koordinonte nga Belgjika lëvizjet e hashashit, u shpreh para hetueses se “qëllimi i tij ishte që të koordinonte importin e produkteve bujqësore dhe ushqimore nga Greqia dhe vendet e treta ne Hollande.
Ndërsa , 56-vjeçari me inicialet M.S, i cili akuzohet se modifikonte kamionet ne vende te fshehta për transportin e drogës, u shpreh se e njihte te bashkeakuzuarin Z.A prej 2005 sepse merrej me importin e makinave,ndersa perj 2014 shkonte ne hollande qe te punonte ne nje fast food sufllaqesh.
Tjetër qëndrim mbajti para hetuesëve 46-vjecari J.A, i cili sipas dosjes hetimore, kishte detyrën e magazinimit të drogës në Greqi para se të shkonin ne Europën Qendrore dhe Perëndimore. Ai pranoi përfshirjen ne trafikun e 673 kg hashash përmes Zakinthos dhe tha emrat e 3 shqiptarëve, me të cilët, sic u shpreh, kishte rënë dakord për transportin e drogës.
“Në fillim të 2015 shkova në Fier të Shqipërisë ku njoha disa zotërinj me emrat…. Vura re një lehtësim te madh ekonomik, pasi, siç më thanë, kishin një rrjet zinxhir taksish dhe restorantesh. Më pyeten nëse isha i interesuar të bëja një transport “të veçantë”, shkruan Kathimerini.
Grupi prej 15 personash u arrestuan ne ishullin grek te zakyntos me 678 kg marihuana ndersa kapo i tyre Klemend Balili, i njohur si Pablo Escobar është shpallur në kerkim.
ma.me