Partia Republikane do të kërkojë heqjen e mandatit dhe zëvendësimin për deputetët që ndërrojnë kahje politike në Kuvend. Ky propozim do të dërgohet edhe në komisionin për Reformën Zgjedhore, krahas disa propozimeve të tjera që ka hartuar PR. Ka qenë vetë kryetari i PR, Fatmir Mediu, i cili ka bërë propozimin në fjalë gjatë mbledhjes së Asamblesë Republikane të Tiranës. Sipas Mediut, opozita po bën një punë këmbëngulëse dhe serioze që Reforma në Drejtësi të garantoje një pushtet gjyqësor të pavarur, jo të kontrolluar politikisht dhe funksional dhe se tashmë opozita ka pranuar propozimet e faktorit ndërkombëtar për çështjet e pazgjidhura politike dhe i takon mazhorances të japë mirëkuptimin e saj.
“Jetike, – e theksoi Mediu reformën elektorale, – jo thjeshtë për opozitën, por për çdo votues shqiptar. Manipulimi i zgjedhjeve lokale tregon qartë se pa këtë reformë nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Prandaj Partia Republikane, ka propozuar që në fillim:
-Identifikim, votim dhe numerim elektronik;
-Heqjen e mandateve dhe zëvendësimin e deputetëve që ndërrojnë krahun politik.
-Votimi me lista te hapura që të kemi një Parlament të votuesve dhe jo të drejtuesve të Partive
-Financim i fushatës nga buxheti duke shkurtuar shpenzimet e saj
-Nje rregullim i drejtë dhe proporcional në Media
-Ndryshimet ligjore të nevojshme bazuar në rekomandimet e OSBE/ODHIR
Republikanët pritet ti dorëzojnë këto propozime të tyre në mbledhjen më të afërt të Komisionit për Reformën Elektorale.
(javanews.al) Ar. Me