Në vend të vajzave të mira, skofiare dhe të sinqerta, meshkujt shpesh joshen nga ato krejtësisht me karaktere të kundërta – të lazdruara, egoiste, gënjeshtare…
Sikur edhe disa dama që duan meshkuj “të këqij” edhe disa meshkuj “dorëzohen” para femrave “problematike.
Përse ato i joshin madje edhe kur e dinë që damat e tilla nuk janë zgjedhje e mirë për ta?
Meshkujt “ndizen” pas femrave të rrezikshme
Shumica e meshkujve kërkojnë nga femrat, jo vetëm të jenë partnerë të barabartë, por edhe të jenë të rrezikshme, të dinë çka duan, të kenë jetën e tyre, punën, ambiciet, qëndrimet e palëkundshme dhe të mos thyhen lehtë. Femra e cila nuk i gjunjëzohet mashkullit të saj është më tërheqëse dhe më e dëshirueshme në kohën moderne, në krahasimi me femrën e ndjeshme e cila e pret princin me kalë të bardhë.
Takimet me vajzat e “këqija” mbahen gjatë në mend
Meshkujt kurrë nuk e dinë se si do të përfundojë takimi me vajzat e “këqija”. Dalja e padjallëzishme në qytet mund të përfundojë në ndonjë klub të këndshëm nate deri në orët e hershme të mëngjesit, ndërkaq vajzat e “këqija” janë mjeshtre të vërteta kur është fjala për argëtime të tilla.
Nuk kanë kërkesa të tepërta
Edhe pse nuk është e thënë që kjo të jetë e vërtetë, disa meshkuj janë të bindur se si vajzat e “këqija” nuk do t’i mërzisin me shpërthim butësie, porosi romantike apo me thirrje të vazhdueshme. Veç kësaj, me to kurrë nuk janë të sigurt se si do të përfundojnë, andaj kjo gjë është një faktor më shumë për të dalë në takime.
Kur shoqërohen me to mund të jenë të relaksuar
Barsoleta të ndyta, fjalë vulgare apo gjëra të ngjashme, thonë meshkujt, nuk do t’i skandalizojnë vajzat e “këqija”, andaj kjo gjë është një plus për meshkujt.
Janë të shkëlqyeshme në shoqërinë e meshkujve
“Të pafytyrat” kanë më shumë të përbashkët me gjininë mashkullore se sa ato të mirat. Kjo u përshtatet meshkujve, sepse nuk e kanë problem të sillen si ato. Meshkujt tek ato nuk vërejnë vetëm dashnoren por edhe ortaken. Duke e pasur parasysh se janë të gatshme për argëtim, janë të adhuruara në shoqërinë e meshkujve.
Janë të pavarura
Vajzat e “këqija” dëshirojnë të jenë të pavarura, andaj as që çajnë kokën të bisedojnë lidhur me atë se “çka jemi duke bërë ne tani”. Kënaqen me kujdesin e meshkujve dhe kurrë nuk zbulojnë ndjenja të tepërta. Ato jetojnë vetëm për atë moment dhe nuk lodhin veten me formalitete. /Telegrafi/a.m.