Eroll Salihu ka thënë se edhe kur Kosova nuk ka qenë e pranuar në UEFA dhe FIFA, ka pasur kontakte me lojtarët dhe ka mbajtur kampe në vende të ndryshme
Sekretari i FFK-së i ftuar në ‘Info 3’ të RTK’së, Eroll Salihu, ka zbuluar se ata kanë mbajtur kampe në Zvicër kur Xherdan Shaqiri ishte vetëm 15 vjeç.
Salihu ka zbuluar se në atë kohë Xherdan Shaqiri u kishte kërkuar atyre që t’i ruajnë fanellën me numrin 10 të Kosovës.
“Shpesh kur i kanë quajtur tradhtarë (lojtarët e Kosovës që luajnë në përfaqësuese tjera), ne kemi bëri kampe në Zvicër kur Xherdan Shaqiri ka qenë 15 vjeçar, dhe ka qenë i ftuar në Përfaqësuesen e Kosovës”.
“Qysh atëherë ai djalosh shumë i talentuar kishte thënë ju lutemi ma ruani numrin 10”, ka deklaruar Salihu, duke shtuar se FFK’ja në vazhdimësi ka ruajtur kontaktet me futbollistët me prejardhje nga Kosova.
Kujtojmë se gjatë intervistë për ‘Info 3’ të RTK’së, Saliu bëri të ditur se Adnan Januzaj tashmë ka pranuar që ta përfaqësojë Kosovën dhe se është duke pritur përgjigjen e FIFA’s, referon “Express” (b.an)