Boksieri shqiptar i peshave të rënda, Nuri Seferi do të përballet me boksierin serb Dushan Krstin në Olten të Zvicrës, referon Koha.
Seferi ka postuar një fotografi të tij dhe boksierit serb,i cili në gjoks ka tatuazhin e kriminelit Ratko Mlladiq, por boksieri shqiptar ka thënë se atij nuk do t’i kryejë punë tatuazhi i kriminelit. “Duket që as Mlladiq që ka në gjoks nuk do t’i kryejë punë nesër”. (b.an)