Midis formularëve të vetëdeklarimit të dorëzuar në KQZ nga zyrtarët e lartë të vendit, binte në sy edhe ai i kryetarit të bashkisë Kurbin Artur Bardhi.
Bardhi deklaron në formular se nuk ka pasur asnjë dënim në ngarkim të tij, as në Shqipëri dhe as në vende të tjera.
Por, ky kryebashkiak, rezulton se ka pasur edhe 3 identitete të tjera.
Gentian Lila, Altin Tanushi, Gent Bushi janë 3 identitetet e tjera të përdorura nga kryebashkiaku Artur Bardhi./a.m.