Zëvendëspresidenti i kompanisë Egypt Air, Ahmed Abdel, ka deklaruar se nuk janë njoftuar nga pilotët e avionit të rrëzuar për “alarm apo sinjale të ndonjë rreziku gjatë fluturimit”. Por pak kohë me pas kompania njoftoi se piloti kishte lëshuar sinjalin SOS 10 minuta para se të zhdukej nga radarët.
Sipas tij, avioni ishte prodhuar në vitin 2003 dhe piloti kishte një eksperiencë me mbi 6.275 orë fluturimi nga të cilat 2.101 në këtë tip avioni, kurse ndihmësi 2.766 orë. Sipas një zëdhënësi të Autoritetit të Aviacionit Civil të Egjiptit “MS804” me gjasë është rrezuar dhe
Në mars të këtij viti një avion, i po kësaj kompanie në fluturimin prej Aleksandrisë për në Kajro është rrëmbyer dhe është detyruar të fluturoj në Qipro, ku rrëmbyesi kërkoi të takohej me ish-gruan, për t’u dorëzuar pas gjashtë orësh.