Kurora e mbretëreshës Geraldinë të Shqipërisë është prezantuar nga shtëpia e famshme e ankandeve Sotheby me një vlerë prej 30 mijë deri 50 mijë USD, si pjesë e koleksionit të Mamdouha dhe Elmer Holmes Bobst, biznesmenit dhe filantropistit amerikan që vdiq në 1978.
Me platinium dhe diamante, e krijuar nga Marianne Ostier nga Austria në Vien, kurora e mbretëreshës Geraldinë të Shqipërisë ka në majë të kurorës me lule, diademë, përkrenaren e Skënderbeut, punuar me diamante të vjetra europiane dhe të prera e që peshon rreth 28.05 karat; stolisur po ashtu edhe me diamante më të vegjël 4.80 karat. Është e vitit 1938 me kutinë me stemën mbretërore.
Në përshkrimin e këtij objekti me vlerë thuhet se më parë ka qenë në koleksionin e Mbretëreshës Geraldinë të Shqipërisë. Kjo kurorë u krijua për martesën e mbretëreshës Geraldinë dhe Mbretit Zogu I i Shqipërisë në vitin 1938. E lindur në Budapest, Geraldina njihej si “Trëndafili i bardhë i Hungarisë” dhe kësisoj, kjo kurorë lulesh mbi kryet e saj ishte ornamenti më i përsosur për ceremoninë mbretërore.
Në vitin 1958, kur projektuesja Marianne Ostier foli në 1958 për librin “Bizhuteritë dhe gratë”, tha se kjo diademë ishte “një kurorë diamante e shquar dhe e bukur për të bukurën dhe të veçantën Mbretëreshë Geraldinë.”
Kurora ra në duart e biznesmentit dhe filantropistit amerikan Elmer Holmes Bobst, i cili ia dhuroi këtë diademë, bashkëshortes, Mamdouha në 1966, pasi ei konsideroi atë si një xhevahir të përsosur për t’u mbajtur prej saj në Shtëpinë e Bardhë, në darkën e shtruar për nder të tij.
ma.me