Kupolat e hamamit të Mitrovicës, janë dëmtuar shumë nga hajdutët që po i vjedhin mbështjellësit e tyre që janë të përbërë nga plumbi.
Sipas pronarit të këtij hamami, Afrim Berisha, hajdutet nuk po e dinë aspak vlerën e këtij objekti të trashëgimisë kulturore, prandaj po e vjedhin tash e 6 herë materialin e saj dhe po e shesin për skrap.
Ky thotë se askush nga institucionet nuk po i del në ndihmë. Berisha thotë se askush nga institucionet nuk po i del në ndihmë.
Ndërsa, në anën tjetër policia e pranon se është e njoftuar me këtë rast tash e disa kohë.
Ndërkaq Rrezarta Loxha nga qendra rajonale e trashëgimisë ka thënë për Klan Kosova se pronari i Hamamit dhe shfrytëzuesit e saj duhet të kujdesen për fizikun e hamamit, pasi janë ata që menaxhojnë me të.
Kurse burime brenda policisë i thanë Klanit se dyshimet janë të mëdha që Berisha vetë po e dëmton hamamin për të marrë donacione. (b.an)