“Gjithçka mund të ndodhi, jetojmë në Tiranë” – Ky është një varg nga kënga e famshme e Kryeministrit aktual, kur në atë kohë drejtonte Bashkinë e Tiranës.
Në fakt ajo shprehje sikur na ka mësuar që mos na bëjë përshtypje asnjë gjë në rrugët e kryeqytetit tonë të zhurmshëm.. Pothuajse asnjë gjë, sepse kur një vajzë zhvishet në mes të rrugës, patjetër që do tërhoqi vëmendjen e çdo kalimtari.
Kur ndodhesh në qendër të Tiranës e rrethohesh nga Institucionet më serioze të shtetit, nuk pret të shikosh një vajzë të re e cila e shtyrë nga temperaturat pranverore vendos të lirohet në fillim nga xhaketa, e pastaj nga bluza që mbante veshur. Nuk e ndoqa më rrugëtimin e saj nëse kishte në plan të hiqte akoma nga rrobat që mbante veshur, shkruan “Jeta osh qef”.
Natyrisht që pamjet në fjalë janë të guximshme por do të ishte me vend një thirrje për vajzat e reja që ndodh shpesh ta teprojnë në stinën e nxehtë. Nxehuni, vishuni lehtë, zbukurohuni por mos u zhvishni deri aty sa të nxirrni në pah edhe pjesët që nuk supozohet. Sepse do keni plot raste ku dhe para kujt t’i ekspozoni. Vetëm se Bulevardi i Tiranës nuk është vendi i duhur./a.m.