Qeveria e krahinës spanjolle të Castile dhe Leon ka kaluar sot një dekret që ndalon vrasjen e demave në festivalet e qytetit, një masë që ka të ngjarë të ndalojë vrasjen e këtyre kafshëve në një nga të ashtëquajturat ngjarjet “më të përgjakshme” të verës në atë vend.
Vendimi do të ndikojë në festivalin tradicional vjetor “Toro de la Vega” në Tordesillas, ku njerëzit në kalë ndjekin demat në audiencë për t’i vrarë me shtiza, citohet BETA.
Gjatë viteve të fundit ka pasur shumë protesta, ndërsa aktivistët për grupet e të drejtave të kafshëve e kanë kritikuar aktivitetin si mizor, duke i kërkuar që të ndalojë.
Vendimi i qeverisë duhet të miratohet nga Kuvendi Krahinor. (b.an)