Një histori aspak të zakontë ka denoncuar një grua nga Tirana, e cila për një kohë të gjatë është kërcënuar nga një kushëri i afërt i bashkëshortit për lidhje jashtëmartesore. Shtetasja R.H. prej kohësh përnidej nga djali i xhaxhait të bashkëshortit të saj, shtetasi D.C., i cili i kishte krijuar asaj gjendje ankthi.
Ky person, e bezdiste gjatë gjithë kohës bashkëshorten e kushëririt dhe i kërkonte që të kishin lidhje jashtëmartesore së bashku. Edhe pse gruaja i’a kishte treguar ngjarjen bashkëshortit të saj, sërish kushëriri i tij nuk tërhiqej dhe vijonte ta kërcënonte gruan. Kjo histori është bërë shkas për një konflikt fizik midis dy kushërinjve.
Në një rast ndërhyri policia, dhe D.C. u dënua për akuzën e “përndjekjes”, por pavarësisht kësaj tentativat e tij për lidhje me gruan e kushëririt nuk përfunduan. Ai i dërgonte sms, e merrte në telefon, e takonte kur gruaja dilte me shoqërinë dhe në të gjitha rastet e ofendonte dhe kërcënonte. Në këtë situatë, gruaja e denoncoi sërish.
Pas shqyrtimit të rastit, gjykata e dënoi atë me 1 vit e 3 muaj burg.
Rrëfimi i gruas, si u kërcënua në banesë për seks
Javanews, zbardh më poshtë një pjesë të dëshmisë së dhënë nga e dëmtuara, e pasqyruar në dosjen e Gjykatës së Tiranës:
Sipas kallzueses i pandehuri prej kohesh dhe ne menyre te here pas hereshme ai i ka sjelle asaj shqetesime te perseritura, te cilat lidhen me faktin e dergimit te sms-ve prej tij apo bisedave telefonike, ku ai ne menyre kembengulese kerkonte nje lidhje dashurie me kallëzuesen, shoqëruar këto me thirje kërcënuese, fyese dhe denigruese per te dhe familjen e saj. Nga ana e saj kjo e fundit duke e refuzuar qendrimin e te pandehurit ajo ka vene ne dieni edhe bashkeshortin e saj Ermir Cara i cili edhe eshte konfliktuar me te pandehurin.
Rezultat i konflikteve te vazhdueshme midis palëve, rezulton te jete edhe dënimi i mepareshem i te pandehurit per te njëjtën veper penale dhe konkretisht ate te “Perndjekjes” ndaj shtetases R. H. siç përcaktohet ne vendimin nr.1517 date 07.05.2015 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.
Por ndonëse sa sipër, me përfundimin e vuajtjes se dënimit prej te pandehurit dhe daljen e tij nga burgu, sipas kallëzueses R. H. (e dëmtuara), ai ka vazhduar te njëjtin qëndrim, ku me veprimet, sjelljet dhe qëndrimet e tij kërcënuese, fyese dhe denigruese, ka sjelle e dëmtuara dhe familja e saj jo vetëm shqetësime por edhe frike, ankth dhe pasiguri te vazhdueshme.
Per shkak te refuzimit prej kallzueses te qellimeve te te pandehurit, per nje lidhje jashtemartesore me te, ky i fundit sipas saj, ne menyre te vazhdueshme e kercenon dhe e ofendon ate, duke i shkuar asaj edhe ne banese, apo madje edhe kur ajo eshte ne prezence te shoqerise se saj, duke e fyer dhe share si edhe duke i bere presion ne forma te ndryshme te dhunimit psikologjik dhe fizik me synimin qe ata te dy te lidhen me njeri-tjetrin.
Po keshtu, kallzuesja ka pohuar se pervec sa siper, ajo eshte ndjere e kercenuar edhe nepermjet thirrjeve dhe sms -telefonike- me permbajtje fyese, te cilat kallzuesja i ka vene ne dispozicion te organit te akuzes.
Me provat qe u shqyrtuan dhe qe u administruan gjykata çmon se fajësia e të pandehurit rezulton plotësisht e provuar po keshtu edhe kualifikimi ligjor i vepres penale i drejtë./Javanews/a.m.