Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, aktualisht deputet i Partisë Demokratike ka akuzuar sërish Ministrin e Brendshëm për cënimin e sigurisë kombëtare duke futur në mënyrë të ajshtëligjshme një paisje përgjimi. Noka deklaroi nga foltorja e Parlamentit se mazhoranca nuk pranoi senacë me dyer të mbyllura, pasi i trembej se do të dilnin të tjera fakte të rënda. Noka tha se Tahiri në vend që të shfajësohej, duhet të jepte dorëheqjen.
“Ka gjë më të turpshme, pasi është bërë publik skandali madhor, për ekzistencën e një paisje përgjimi, të futur në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, të përdorur në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, dhe të fshehur, del, në vend që të japë dorëheqjen, vjen këtu dhe mundohet të na tregojë se këtu gjithçka u zhvilloka mbi bazën e ligjit. Thotë se fajin nuk e ka ky me kupolën kriminale të policisë, por e paska kreu i shërbimit. Nuk pranuan kolegët e mazhorrancës seancë me dyer të mbyllura se do dilnin të tjera detaje. Futja e kësaj paisje e paregjistruar është rrezik serioz për sigurinë kombëtare. Ekzistenca ilegale vazhdon të jetë kërcënim i madh për lirinë e të drejtat e njeriut”, tha Noka.
Referuar deklaratës së Tahirit se marrëveshja për paisjen u firmos nga Bujar Nishani kur ishte ministër i brendshëm, Noka dha këtë sqarim:
“Marrëveshja e firmosur nga Nishani në 2007, nuk flet në asnjë gërmnë për shkëmbim paisjesh përgjimi, por për shkëmbim eksperianecash.”, tha Noka./a.m.