Në kompleksin sportiv “Dragan Xhajiç” në Graçanicë do të luhet ndeshja miqësore ndërmjet futbollistëve të Crvena Zvezdës së Beogradit, kampione e Serbisë dhe Graçanicës.
Të gjitha të ardhurat nga ndeshja do t’i jepen Argjipeshkvisë Rashkë – Prizren.
Futbollistët e Crvena Zvezdës e kanë vizituar Graçanicën edhe vjet kur ishte hapur kompleksi sportiv “Dragan Xhajiç”.
Federata e Futbollit të Kosovës ka lejuar ndeshjen humanitare ndërmjet Graçanicës dhe Cervena Zvezdës.
“Efekti dhe rezultatet e pranimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA kanë filluar të shihen menjëherë.
Skuadra nga FK Graçanica dhe komuna e Graçanicës kanë kërkuar leje nga FFK-ja, si organizatore e vetme garave të lojës së futbollit në Republikën e Kosovës për zhvillimin e një ndeshje humanitare ndërmjet FK Graçanica dhe FK Crvena Zvezda nga Beogradi që do të zhvillohet më 19 maj.
Këshilli për çështje urgjente i FFK-së është mbledhur dhe ka miratuar kërkesën e klubit dhe të KK të Graçanicës dhe i ka dhënë leje për zhvillimin e ndeshjes konform akteve normative të FFK-së”, citohet Express.