Ish- kryeministri, Sali Berisha, ka akuzuar nga foltorja e Kuvendit se me pajisjet e qeverisë italiane është përgjuar opozita dhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Në vijim të këtij qëndrimi ai i ka kërkuar qeverisë italiane që në respekt të marrëveshjeve ndërkombëtare të mbajë neutralitet ndaj palëve politike në Shqipëri.
Ai i ka kërkuar prokurorisë italiane që të hetojë aferën e përgjimeve duke e cilësuar si aferë korruptive.
“Është një aferë që ka shkelur ligjet e këtij vendi. Në respekt të marrëveshjeve ndërkombëtare, qeveria italiane duhet të mbajë netutralitet të detyruar ndaj palëve politike në Shqipëri. S’mund të regjistrohet opozita dhe Presidenti me pajisje të qeverisë italiane. Çështja duhet të zbardhet. Duhet transperencë. Ne do japim kontribut. Është e papranueshme të regjistrosh kundërshtarët politik”, ka deklaruar Berisha.
ma.me