Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, u ka bërtitur lojtarëve për rezultatet e dobëta. Ngjarja ka ndodhur para dy muajve, por vetëm tani ka dalë në internet. Pronari i klubit shfaqet i zemëruar me lojtarët gjatë një takimi me sponsorët.
“Nuk mund të bëjmë figurë të tillë. Këta zotërinj janë ata që na mbajnë gjallë, si sponsorë. Sapo më thanë që nuk na japin më pará”, ulëret Berlusconi, duke shtuar: “Tani do t’jua kërkoj juve, ose më mirë nuk po ju jap më (pagat). Do t’ju duhet të më hidhni në gjyq, po e dini sa zgjat një proces civil në Itali? 8 vjet”.
d.i.