Një i ri është ndaluar nga policia e Tiranës, pasi ka kundërshtuar efektivët e policisë rrugore. 19-vjeçari Albert Zyberaj ka kundërshtuar efektivët e rrugores, të cilët e ndaluan në Yrshek.
Autobusi i tij Mercedes Benz është ndaluar pasi kishte pasagjerë mbi normat e lejuara. Pas kësaj, Zyberaj ka dalë nga autobusi dhe është prezantuar si faturino dhe pronar i mjetit. Ai ka kundërshtuar gjobën e vendosur dhe më pas është arrestuar për kundërshtim të punonjësit të Policisë.
dita/d.i.