Policia e Vlorës ka sekuestruar 25 kg kanabis dhe ka vënë në pranga 5 persona, njëri prej të cilëve polic.
Të arrestuarit janë:
Hasan Hysenaj, 47 vjeç, lindur në fshatin Sevaster dhe banues në Vlorë (me detyrë: Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi (Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare dhe Migracionit, Vlorë).
G. H., 18 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Sevaster.
Ferdbent Hoxha, 66 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen “28 Nëntori” (Vlorë).
Emiljano Lazaj, 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Shkozë (Vlorë).
Mjaftim Jonuzaj, 46 vjeç, lindur në fshatin Sevaster dhe banues në lagjen “4 Heronjtë” (Vlorë).
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën në flagrancë në rrugën nacionale në afërsi të fshatit Babicë-Vlorë, duke udhëtuar me automjetin tip “Ford Focus” me targë: AA415GL, në pronësi të shtetasit: Hasan Hysenaj. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet janë gjetur të fshehur një sasi me lëndë narkotike prej 25 kg e 630 gr e llojit kanabis, e cila ishte sistemuar dhe e ndarë në 6 thasë plastikë të zinj, fshehur në bagazhin e këtij mjeti, me qëllim trasportin dhe shitjen e saj. (javanews.al / r.a)