Nga Erjon Braçe
Po, me shkuan dhe lot!!
Besoj qe Sokol Balla prej Top Channel u interesua per kete;
Nuk me vjen turp ta them, nje burre qan edhe per pasionet e tij,
PARTIZANI eshte njeri.
Por e dini cfare;
Lote me shkuan per GAREN qe vdiq edhe nje here tjeter.
Vdiq qe ne 10 minutat e para, mu ashtu sic na njoftuan pardje.
Kush do perpiqet te me tregoje se, ai ne Vlore eshte rezultat sportiv, te mos lodhet kot, kam ndeshjen e Partizanit ne Vlore, ekipin e asaj dite, si lakmues per te dalluar teatrin dje!!
Degjova Endi Tufen per “ndeshjen e bukur” luajtur ne Vlore dhe mu dhimbs, degjova dhe kryeministrin tim te angazhohej perseri per nje kompleks sportiv ne Vlore, dhe u binda sa gabim e ka-pas te djeshmes ne Vlore, per te tilla ngjarje duhet teater kryeminister, teater per aktore si ky Krasniqi e si ky lojtari i madh i kombetares Curri, jo nje arene per atlete te ndershem, futbolliste quhen me specifikisht!
Lote me shkuan edhe per besimin, besimin ne gare te ndershme, sportive se pari, besimin ne merite, besimin ne nder.
Shihja ne krah presidentin e Federates se Futbollin dhe bindesha se cfare tallje e madhe “gara” ne 6 javet e fundit, jo vetem per Skenderbeun, por per nje seri ndeshjesh te kombinuara ne rrugen e ketij ekipi.
Tani po e sfidoj kete president;
Armando, bëj publike raportet që përmes UEFA-s, sjell tek tin ë Federatë Sportradar me qendër në Londër.
Raportet paraprake dhe raportet përfundimtare të hetimit.
Po le menjane cka ndodhur me arbitrat ne ndeshjet kyc, ne dem e ne favor, te “personalizuara”.
Kerkoj te publikosh vetem keto raporte!!
As mos u mundo te ikesh duke me treguar si politikan e gjithe sa kerkoj ta tregosh si nderhyrje politike ne punet e futbollit!!
Nuk eshte keshtu;
Eshte thjesht ceshtje transaparence, nje proces qe kjo federate e urren, ne cdo aspekt-jo vetem ne kete per te cilin po shkruaj, por edhe ne aspektin e financave, ligjshmerise se tyre, pastertise se parave qe qarkullojne ne futboll.
E di qe jane konfidenciale, por me kushtin qe ju te merrni masa, masa qe kurre nuk u morren dhe vrane garen, besimin ne gare.
Tani “gara” qe ju organizoni mbaroi;
Tani transaparenca vlen.
Beni gabim te madh nese mendoni se une kam bere gjithe kete kohe tifozin, jo, kam bere edhe ate qe di te bej me mire, te hetoj, te gjej, te kem!!
Transparence tani, ndryshe do e bej une!!
Per te rikthyer garen dhe besimin ne te!!