Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i gëzuar nga lajmi se nga Kongresi Amerikan i është bërë thirrje Administratës Amerikane të përgatisë Kosovën për programin e NATO-s, Partneriteti për Paqe.
Nëpërmjet një shkrimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Thaçi ka thënë se “FSK është e gatshme të bëhet Forca e Armatosur e Kosovës, që do të jetë një forcë multietnike, me përfaqësim të të dy gjinive, me profesionalizëm dhe përgatitje sipas standardeve të NATO-s dhe e gatshme që të kontribuojë për paqe në Kosovë, në rajon dhe në botë”.
Institucionet e Kosovës duhet sa më shpejtë të marrin vendimin për themelimin e Forcës së Armatosur të Kosovës, ka shkruar Presidenti në rrjetin social. (b.an)