Një 26 vjeçar u arrestua nga policia e Pogradecit në kuadër të një operacioni të koduar “Hani”.
Shtetasi Sokol Ago banues në këtë qytet, u arrestua pasi shfrytëzonte për qëllime prostitucioni një vajzë. Hetimet ndaj tij u zhvilluan përgjatë 9 muajve.
“Nga hetimet e kryera nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, ky shtetas dyshohet se ka ushtruar aktivitetin kriminal të ‘shfrytëzimit të prostitucionit’ ndaj shtetases B.K, 21 vjeçe, banuese në Berat. Ky aktivitet kriminal kryhej në qytetet Berat, Tiranë dhe Elbasan”, sqaron policia lokale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.