Besueshmëria e ulët në garën e drejtë ka bërë që shumë kompani bastesh në vendin tonë të mos i kuotojnë ndeshjet e sotme
Edhe pse këto ndeshje priten me shumë interes nga publiku i gjerë dhe tifozët në vendin tonë, pasi pas këtyre 90 minutave që do të luhen në të gjithë vendin do të jepen verdiktet zyrtare për këtë kampionat, kompanitë kryesore në Shqipëri nuk u zënë besë këtyre ndeshjeve dhe kanë pasur informacione se mund të kishte pakte të fshehura mes skuadrave.
Pas interesimit të “Panorama Sport” rezultoi se kompanitë kanë marrë masa paraprake dhe nuk kanë vendosur t’i kuotojnë këto sfida. Në këtë mënyrë ato kanë vendosur të parandalojnë humbjet marramendëse, sepse kanë pasur të dhëna për tolerime mes ekipeve.
Diçka e tillë është paradoksale, sepse në javën e fundit do të luhet për objektiva shumë të rëndësishëm si titulli kampion dhe Kupat e Europës, por shumë kompani të rëndësishme në vend kanë vendosur ta largojnë fare nga bastet e ditës javën e fundit të Superiores. panorama sport/ a.k