Prezenca e kryepolicit Haki Çako në Komisionin e Sigurisë është shoqëruar me pyetje të përsëritura që merrnin të njëjtën përgjigje.
Demokratët janë munduar ta kapin gafil drejtorin e Policisë duke i kujtuar se ministri Tahiri ka pranuar për ekzistencën e një pajisje përgjimi. Ata i kanë kërkuar që të tregojë se ku ndodhet kjo pajisje.
Duke cituar ligjin dhe përgjegjësitë që ai mban, Çako ka refuzuar ta pohojë apo mohojë deklaratën e Tahirit duke thënë se policia nuk ka asnjë pajisje dhe çdo deklaratë tjetër e tija ndikon në hetim.
Deputeti socialist, Paulin Sterkja, në një moment nuk ka duruar duke iu drejtuar Flamur Nokës: Ai thotë nuk ka pajisje, ju thoni ku e keni.
Raportimi i Çakos është shoqëruar gjatë gjithë kohës me të njëjtën pyetje, ndërsa kryepolici deklaronte se nuk ka gjë për t’i shtuar mohimit të tij fillestar. (javanews.al / r.a)