E mbani dot në mend personazhin e animuar Rapunzel?!
Ajo gjithnjë ju ka vënë dëshirën për të qenë me të vërtetë një vajzë përplot ëndërra dhe jetë me plot ngjyra, njofton Klan Kosova. Megjithatë krahas filmave të animuar e që edhe po të rriteni nuk ngopeni dot së shikuari, në jetën e përditshme ekziston një ‘Rapunzel’ reale. Jo se i ngjanë shumë personazhit në fjalë por se kjo e fundit mban flokët e gjatë sikurse ajo e filmit të animuar ‘Rapunzel’.
Dashik Gubanova Freckle është një vajzë nga Rusia, e që ka flokë tejet të gjatë e gjithë kjo arritur duke refuzuar prerjen e tyre tash e 13 vite. Vajza ruse, shpenzon shumë kohë në llogarinë e saj në Instagram, derisa në këtë rrjet social ajo mahnit adhuruesit e saj duke publikuar mbi 200 fotografi të mrekullueshme me flokët e saj tejet të gjata.
Për më shumë ndiqeni pamjet në vazhdim: