Menjëherë pasi Komisioni i Sigurisë dërgoi një kërkesë në 4 institucione për thirrje në seancë dëgjimore mbi çështjen e përgjimeve, është përgjigjur Ministri i Brendshëm. Sajmir Tahiri konfirmoi menjëherë në Kuvend praninë e tij në këtë thirrje të opozitës, ditën e sotme në orën 13:00.
Por Ministri, në këtë seancë si palë e akuzuar, do të raportojë i fundit. Dëgjesa do të nisë me burimin e shqetësimit. Kreun e SHISH Visho Ajazi Lika do të raportojë lidhur me dyshimet mbi pajisjen e përgjimit të ndodhur në Policinë e Shtetit në orën 10:00. Ajazi do të përgjigjet pyetjes së deputetëve nëse i ka dërguar apo jo kreut të shtetit shqetësim se një pajisje e tillë përgjuese përdoret.
Më pas do të zhvillohet seancë dëgjimore me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla lidhur me dyshimet mbi pajisjen e përgjimit të ndodhur në Policinë e Shtetit në orën 11:00, i cili pritet të japë përgjigje për pyetjen nëse ka nisur apo jo një hetim ky institucion për këtë çështje. (shqiptarja / r.a)