Debati mes opozitës dhe maxhorancës në lidhje me pajisjen e përgjimit ka “përfshirë” edhe Presidentin Bujar Nishani, i cili ditën e djeshme e tha se një pajisje e tillë është e paligjshme dhe antikushtetuese, duke kërkuar zbardhjen e çështjes nga ana e Prokurorisë.
Pavarësisht se Ministri dhe krerë të lartë të policisë kanë thënë se një pajisje e tillë përgjimi nuk ekziston, Nishani ka thënë se tashmë është e faktuar se pajisja është në duart e policisë.
Këtë mbrëmje, përmes një postimi në rrjetin social deputeti socialist i është drejtuar me një pyetje Presidentit, duke thënë që ai duhet të bëjë publike se çfarë i kanë thënë zyrtarët italianë në lidhje me këtë pajisje.
“Bujar Nishani duhet te bej vec nje gje; t’u thotë shqiptarëve çfarë i kanë thënë zyrtarisht italianët në 48 orët e fundit për “Pajisjen e përgjimit”.
Institucionalisht!!
Atij dhe cdo institucioni qe varet apo raporton tek Ai!!
E ka detyrim!!
E verteta eshte shume me e madhe se Ai!
Ai nuk e ndal dot”, shkruan deputeti socialist. javanews/ a.k