Zbulohet se cili është ushqimi i preferuar i ambasadorit amerikan Donald Lu. Ambasadori ka menduar të drekojë në një nga restorantet e Tiranës, ku ka porositur brinjë.
Po brinjë me salcë barbekjuje. Kjo duket se ka qenë përzgjedhja e ambasadorit. Më pas ai ka bërë një foto, në respekt të shefit të kuzhinës, Enkeleid Dervishi.
‘’Ambasadori Amerikan Donald Lu na nderoi me ardhjen e tij te Serendipity’s Spaghetti Western. Pa e parë menunë, ai porositi brinjët me bbq.’’, shkruan Dervishi.newsbomb/ a.k