Pas deklaratave të historiati Pëllumb Xhufi, se Artan Fuga nuk e do reformimin e arsimit pasi përfiton më shumë prej saj, ka reaguar ky i fundit, duke e cilësuar historianin si një mjeran. Xhufi tha në emisionin Zululand në Tematv se Fuga drejtonte në vit rreth 30 doktoratura.
Më poshtë reagimi i Fugës në rrjetin social
Vazhdojnë gënjeshtrat edhe shpifjet e Pellumb Xhufit kundër meje. Por, unë kam vendosur nuk do të merrem me të sepse i bëj mirë.
Sa më shumë ta injorosh këtë tip aq më shumë shpif dhe kalon në monstruozitete. E ka humbur krejt torruan në misionin që ka marrë apo i kanë dhënë….
Nga më të fundit që mund të verifikohet fare lehtë : Fuga deklaron ai pa pikë turpi ka në udhëheqje tridhjetë doktoratura.
Hahahaha. Sikur t’i kisha pasur !!!
Jo tridhjetë, por asnjë më shumë sesa ka kërkuar ligja në vit.
Dhe paskam qenë paguar për to. Jo more??? Por, unë do të isha bërë milioner.
Gjej o Pëllumb gjej sa doktorantë pranonte shkolla doktorale që drejtonte Fuga në vit dhe do ta shohësh!!!
Mjerë historia pêr historianin shpifës.
Diçka e ka pickuar. Diçka ka dashur me pasion që unë i jam bërë pengesë. Diku plani i grupit nuk ka ecur.
Pengesa jam bêrë unë që kritikova gjendjen ku ndodhet akademia e shkencave dhe trashëgiminë e saj totalitare. Që kërkoj një reformim nga brenda të akademisë dhe jo një kapitullim të saj përpara arrivistëve që duan të ruimarrin kështjellat e humbura…
U preka mitin. Merri pasurinë dikujt, nuk të vret mbase. merri edhe nderin, mbase nuk të vret!
Sulmoju mitin – të hidhen në fyt dhe humbasin krejt logjikën dhe flasin përçart.
Këtu më ka, madje edhe miqtë e tij që duket se duan të uzurpojnë institucione, poste, të kapin me forcë të gjitha pikat e shoqërisë për t’i trashëguar, duke zhvilluar nostalgjinë për shkencën sovjetike.
Ta harrojnë !
javanews/ a.k