Dashi
Humori juaj do të jetë ngjitës. Do të lumturoheni me partnerin/en. Sot është një ditë shumë e favorshme për t’u argëtuar. Beqarët do kenë një ditë normale dhe do argëtohen me miqtë. Financat duhet t’i menaxhoni me kujdes.
Demi
Do të merrni mesazhe dhe telefonata mjaft pozitive nga njeriu i zemrës sot. Kjo situatë do t’ju lumturojë pa masë, kënaquni. Beqarët nuk do jenë të qetë dhe nuk do e kenë mendjen aspak te dashuria. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.
Binjakët
Sot nismat personale në biznes apo në punë do të jenë tepër të favorshme. Në veçanti do të keni edhe mbështetjen e partnerit/es për të arritur aty ku doni. Beqarët do kenë më tepër besim te vetja dhe do joshin personin që pëlqejnë. Kujdes me financat.
Gaforrja
Të dashuruarit do të kenë një ditë të qetë dhe bukur sot. Dashuria do të jetë prezente për ta në çdo orë të ditës. Beqarët do kenë një ditë interesante dhe të mbushur me takime mbresëlënëse. Probleme me financat.
Luani
Ëndërron një të ardhme me të? Prisni një herë që të mbajë premtimet. Lini mënjanë mendimet e kota të tradhtisë. Beqarët duhet të hedhin hapa të menduara mirë, ndryshe do vuajnë pasojat. Financat do të jenë të mira.
Virgjëresha
Dita e bukur me diell ju ofron strategji të mira për t’i përdorur në çështjet sentimentale, që të merrni atë çka dëshironi nga njeriu i zemrës. Beqarët nuk duhet t’i besojnë të gjitha fjalët se mund të lëndohen. Buxheti do jetë i mirë edhe për shpenzime.
Peshorja
Sot, papritur mund të merrni konsensusin që do t’ju ndihmojnë të fitoni besimin në vetvete dhe të sqaroni çdo keqkuptim me partnerin. Beqarët do realizojnë disa takime të bukura nga të cilat mund të nisin edhe ndonjë lidhje. Financat do jenë të ndërlikuara.
Akrepi
Do të keni zënka dhe diskutime gjatë kësaj dite me partnerin/en. Por duhet të jeni të durueshëm dhe të qetë në këtë periudhë. Inati nuk prodhon rezultate të mëdha. Beqarët më mirë të presin ende për të ndryshuar statusin. Mundohuni të ulni sa më shumë shpenzimet.
Shigjetari
Nëse po mendoni që të hidhni hapa të mëtejshëm në marrëdhënien në çift, bëni mirë të gjitha llogaritjet e rastit. Mund të jenë tepër të vështirë. Beqarët do takojnë personin e ëndrrave dhe jeta do ju ndryshojë. Financat do jenë shumë të mira.
Bricjapi
Sot nuk do keni dëshirë të bëni asgjë vetëm të qëndroni në shtëpi. Por idetë e partnerit/es suaj do ju ndryshojnë mendim. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë dhe mund të ndryshojnë statusin. Me financat do keni probleme.
Ujori
Vështirësi për të dashuruarit. Jini të durueshëm dhe tolerantë. Dedikojuni partnerit/es dhe familjes. Beqarët nuk do jenë ende gati për të ndryshuar statusin e tyre dhe do qëndrojnë ende vetëm. Në planin financiar këshillohet të mos ndërmerrni rreziqe.
Peshqit
Tregoni kujdes për gjithçka që do të bëni sot dhe qëndroni larg “hapave” fals, mund t’ju kushtojnë shtrenjtë në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do përfitojnë edhe nga mundësitë kalimtare. Jupiteri do ndikojë pozitivisht te financat.