Palmat e larta shënojnë nga larg shtëpinë e Klement Balilit, në fshatin Stjare, disa kilometra larg Delvinës. Por, njeriu që u cilësua “Eskobari i Ballkanit” nuk ndodhet në banesë.
Kështu thonë familjarët e Klement Balilit, që nuk pranojnë të flasin për mediat. Dy vëllezërit e tij thonë se ndodhen në Sarandë e Tiranë, ndërsa për vetë Klementin nuk e dinë se ku është. Ata që pranojnë të flasin janë fqinjët e Balilëve në fshatin Straje, me 700 banorë e që duket se ka një nivel shumë më të lartë jetese sesa fqinjët përreth.
Përveçse e cilësojnë politike çdo gjë që ndodh me Klement Balilin, fqinjët e tij thonë se ai është bamirës që ndihmon më të varfërit.
Hetimi i policisë greke, asaj shqiptare dhe DEA-s amerikane e cilëson Klement Balilin një nga drejtuesit e trafikut ndërkombëtar të drogës. 17 nga bashkëpunëtoret e tij në Greqi e Belgjikë u arrestuan, 6 prej të cilëve shtetas shqiptarë, shkruan tch. Por vetë Klement Balili është zhdukur, ndërsa nga drejtuesit e lartë të Ministrisë së Brendshme në Shqipëri thuhet se së shpejt ai do të arrestohet. a.k