Policia suedeze ka arrestuar djalin e ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu. Burime të Ora News konfirmojnë se në Stokholm është vënë në pranga Skënder Shehu.
Sipas burimeve të Ora News Skënder Shehu është arrestuar pasi u gjet në banesën e tij duke kultivuar marijuanë.
Marijuana u gjet në banesën e cila ishte e regjistruar në emër të Skënder Shehut dhe në emër të një shtetasi të huaj dhe ishte marrë me qera.
Autoritetet suedeze vijojnë hetimet për Shehun dhe shtetasin tjetër, në lidhje me sasinë e marijuanës së gjetur.
ma.me