Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe deputeti, Luan Rama gjatë një interviste ekskluzive për TemA TV deklaroi se nuk është e sigurt nëse PS dhe LSI do të dalin sëbashku me një kandidaturë në zgjedhjet e pjesshme në Dibër, pas 45 ditësh. Luan Rama flet për tronditjen e aleancës së majtë pas publikimit të seks-skandalit të ish kryetarit të Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili.
Luan Rama: Për zgjedhjet në Dibër do të vendosin forumet ashtu si dhe për votimet e vitit 2017
Gjithashtu gjatë intervistës Sekretari i Përgjithshëm i LSI, duke folur për çështjen e Reformës në Drejtësi, theksoi se kjo çështje duhet parë me seriozitet si një ndryshim që bashkon të gjitha palët dhe jo si një instrument në dorën e njërës palë, kundër një tjetre.
Reforma në drejtësi/ Rama: Ka protagonizëm idiot nga krerët politikë, ka nga ata që vijnë në Parlament dhe me arrogancë thonë “gjeni vend ku të futeni”.
Për sa i përket çështjes të skandalit të përgjimeve, e cila shpërtheu paraditen e sotme në Komisionin Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, LSI ka mbajtur një qëndrim të ndryshëm nga Partia Socialiste e cila shpërtheu paraditen e sotme në Komisionin Parlamentar për Sigurinë Kombëtare. Këtë e bën të ditur edhe deputeti Rama, i cili shkon më tej duke theksuar se ky do të përbënte një skandal tejet të rëndë.
Përgjimet /Luan Rama: presim hetimet nga Prokuroria. Nuk besoj që drejtuesit e institucioneve janë çmendur e përgjojnë në kundërshtim me ligjin.
Tema/d.i.