Policia italiane ka identifikuar dhe arrestuar edhe një shqiptar tjetër për avionin me drogë, të kapur në shtator të vitit të kaluar.
Ai është Vladimir Kolaj, i arrestuar bashkë me bashkëjetuesen e tij Gina Manole. Kolaj, i cili është identifikuar që me 26 prill është pjesë e organizatës kriminale që shpërndante drogë, kryesisht kokainë në Italinë e Veriut.
Ai është arrestuar bashkë me shqiptarët e tjerë, Maksim Llanaj dhe Fitor Aliaj. Avioni me drogë që u kap në shtator 2015 ishte në pronësi të Pasquale D’Ambrosio, pronar i një restoranti dhe që kishte pasion avionët e vegjël sportivë.
Tashmë, hetuesit italianë mundën të zbulojnë edhe shqiptarin tjetër Vladimir Kolaj të përfshirë në këtë trafik, ndërkohë që hetimet janë ende duke vazhduar.
Panorama/d.i.