Shtëpia e Bardhë thotë se një këshilltar i lartë i presidentit, Barack Obama, nuk do të dëshmoj para një komiteti të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit për çështjen se si e promovoi ai në opinion marrëveshjen atomike me Iranin.
Duke u bazuar në “privilegjin ekzekutiv”, përfaqësuesi i Shtëpisë së Bardhë, Neil Eggleston, në një letër dërguar Komitetit të mbikëqyrjes së Dhomës Përfaqësuese, tha se duke e lejuar zëvendës këshilltarin e sigurisë kombëtare, Ben Rhodes, të dëshmoj, do të kërcënohej “aftësia e presidentit për të pranuar këshillë të sinqertë”.
Rhodes ka shkaktuar kundërthënie javën e kaluar, duke i thënë së përditshmes, Neë York Times, se ai me qëllim e kishte krijuar një “dhomë jehone” të mbështetësve për të krijuar përkrahje të opinionit për marrëveshjen atomike.
Kryesuesi i komitetit, Jason Chaffetz, tha se Rhodes do të duhej t’i shpjegonte komentet e tij dhe është përpjekur ta caktoj ditën e sotme për dëshminë e tij, transmeton Rel.
Por, Eggleston tha se në të kaluarën, presidentët nga të dy partitë e kanë shfrytëzuar privilegjin ekzekutiv dhe nuk u kanë lejuar ndihmësve që të dëshmojnë për çështjet e këtilla. (b.an)