Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, të hënën mori pjesë si anëtare e re në takimin e Komisionit për Stabilizim Asociim në Kuvendin e Kosovës.
Kadaj-Bujupi, e cila në VV ka kaluar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka zënë në këtë komision vendin e Ilir Dedës, i cili ka braktisur radhët e VV’së për të formuar një parti të re politike, dhe aktualisht është deputet i pavarur.
Anëtarja e re e Komisionit për Stabilizim Asociim në takim ka folur për dialogun politik dhe funksionimin e institucioneve demokratike.
Por, ajo duket se nuk është lodhur shumë për ta shkruar fjalimin e saj. Ajo del të ketë kopjuar një pjesë të fjalimit të saj nga një opinion i Jusuf Thaçit, ish-drejtor i Arsimit në Komunën e Prishtinës, i botuar në kallxo.com dhe disa portale të tjera, më 10 maj, plot 6 ditë para fjalimit të Kadaj-Bujupit, shkruan Gazeta Express. (b.an)