Faqja “Bimë Medicinale” në Facebook, e cila shpërndan informacion mbi bimët e ndryshme dhe efektet e tyre shëndetësore, ditën e sotme ka bërë një thirrje për konsumatorët shqiptarë. Me anë të një historie njerëzore, kjo faqe ka sjellë në fokus shqetësimin e një qytetari në lidhje me luleshtrydhet. Sipas qytetarit, fermerët që i prodhojnë ato, i bëjnë me dy standarde, për vete dhe për pjesën tjetër me ilaçe.
“Një ditë, një komshi me tregon, qe kur shkojmë te babai ne fshat, ai i keshiIlon femijet dhe u thote: ‘Bukuroshat e gjyshit, luleshtrydhet merrini nga parcela ne te majte, qe jane krejt te kuqe, se ato jane te shtepise, kurse ato ne te djathte, qe jane rreth bishtit te bardha, mos i hani ne asnje menyre, se jane per shitje dhe jane me ilac…”‘
Kuptimi eshte i qarte: TE RROJNE FEMIJET E MI, FEMIJET E TJERE LE TE VDESIN! Ky fshatar eshte nder mijera njerez me ndergjegje te ulet, qe jo vetem te merr parate, por edhe te vret. Ai te vret me parate e tua.
Cfare tregojne raportet per permbajtjen e pesticideve ne luleshtrydhe? Ato nuk shkaktojne asgje me shume, sesa ….kancer, infertilitet (pamundesi per te lindur), probleme neurologjike, crregullime hormonale, probleme te zhvillimit te femijeve. Dhe kur raportet flasin per ndotje te tille te luleshtrydheve ne vende qe kane shtet, kontrolle shtetetore, imagjinoni ne Shqiperi! Ne Shqiperi po tregtohen luleshtrydhe gjigante, 2 deri 4 here me te medha sesa madhesia e tyre natyrore. Per fat te madh, sezoni eshte i shkurter. Demi i mbi 13 llojeve te helmeve qe jane gjetur mbidoze tek ato, i tejkalon perfitimet shendetesore nga antioksidantet qe permbajne, thote nje raport i USDA. Prandaj blini sa me rralle, hani sa me pak, zgjidhini sa me te vogla sepse te voglat kane marre me pak ilac. Ne nuk kemi nevoje te nxisim me parate tona nje industri vrasese. Le te konsumojme pak, qe te ulim kerkesen dhe rrjedhimisht, te frenojme mbiprodhimin e luleshtrydheve me metoda vrasese.
Le te konsumojme fruta te tjera pylli, ne gjendje te eger, qe nuk i kultivon njeriu. Le te konsumojme bime te egra antioksidante. Tek natyra kemi shprese te shpetojme ndersa ushqimi qe njeriu i pergatit njeriut po rezulton nje tragjedi me permasa boterore.”, thuhet në mesazhin e qytetarit.
BW/d.i.